Hillary Clinton u bëri thirrje autoriteteve që të publikojnë mesazhet e saja private si kundërpërgjigje ndaj akuzueve për abuzim me postën e saj elektronike.
Komiteti i kongresit amerikan i themeluar nga republikanët kanë kërkuar publikimin e emaileve të ish Sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, pasi që gjatë kohës sa ishte sekretare shtetërore e SHBA-së ajo e ka përdorur emailin e saj privat .
Komiteti po kërkon materiale shtesë nga Klintoni dhe të tjerët në lidhje me hetimin për sulmin terrorist në Bengazi gjatë të cilit u vranë katër amerikanë.
Ata gjithashtu kërkuan nga kompanitë teknologjike që të ruajnë çdo dokument relevant që e posedojnë.
Demokratët e quajten këtë kërkesë si një përpjekje të kotë për t’ia dëmtuar Hillary Klintonit mundësitë që të kandidojë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2016.
“Dua që njerëzit t’i shohin mesazhet e mia”, shkroi Klinton në Tuiter.
Mirëpo kritikët e thonë se asaj i kërkohet ligjërisht të dorëzojë të gjitha emailet e saj për rishikim.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen