Një haker 26-vjeçar është dënuar me 334 vite burg për vjedhjen e identitetit si dhe vjedhjen e bankave në Turqi.
Hakeri Onur Kopçak, që është arrestuar në vitin 2013 për operimin e një uebfaqe mashtruese që shtirej si faqe e bankave, i ka vjedhur viktimave detajet bankare të kredit kartelave, shkruan arbresh.info.
Gjatë arrestimit të tij në vitin 2013, autoritetet e drejtësisë turke kanë akuzuar Koçakun për vjedhjen e identitetit, falsifikimin e uebfaqeve, dhe qasjen në pajisjet e vjedhura duke e dënuar atë për 199 vite, 7 muaj dhe 10 ditë burgim pas ankesave të 43 konsumatorëve bankar.
Megjithatë, gjatë hulumtimit, 11 konsumator tjerë zbuluan shqetësimet e tyre për mashtrimet në pagesa duke shtuar kohëzgjatjen e tij në burg edhe për 134 vite.
Me gjithsej 334 vite në burg Kopçak është në krye të listës së hakerëve të dënuar me më së shumti vite burg./arbresh.info
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin