Komisionari për Zgjerim për Bashkimin Evropian Johannes Hahn ka vlerësuar se vala e ardhshme e refugjatëve do të mund të jenë nga Libani “shtet i brishtë në të cilin situata është dramatike”.
“Jam i brengosur me zhvillimet në Liban . Situata është pjesërisht dramatike . Nga ky vend mund të shkojë vala tjetër e refugjatëve “, tha Han në një intervistë për Die Welt ,duke shtuar se në Liban tashmë janë 1.2 milionë refugjatë sirianë .
Han ka vlerësuar se Libani është vendi më i ndjeshëm në regjin duke insistuar në jo stabilitetin politik në këtë vend, shkallën e lartë të papunësisë dhe ekonominë e keqe.
Në mënyrë si ta ndalojnë fluksin e refugjatëve, Bashkimi Evropian ka vendosur të mërkurën që të ndihmojnë financiarisht Libanin, Jordaninë dhe Turqinë të cilat kanë pranuar numrin më të madh të refugjatëve nga Siria dhe Iraku.
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4