Dyndja e refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Gjermanisë ka detyruar këtë të fundit që të forcojë masat ndaj azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor.
Kabineti i Gjermanisë ka miratuar një ligj të ri për azilkërkuesit duke synuar uljen e numrit të emigrantëve që vijnë nga Ballkani.
Ndryshimi, që do të ketë nevojë për miratimin parlamentar, do të parandalojë njerëzit nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria të kërkojnë azil në Gjermani.
Kontrollet kufitare janë imponuar nga Gjermania për të ngadalësuar fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve në fillim të këtij muaji.
Agjencia e refugjatëve të OKB-së thotë se më shumë se 514 mijë njerëz kanë kaluar Mesdheun për në Evropë këtë vit.
Pjesa më e madhe ka ardhur nëpërmjet Greqisë dhe pothuajse 3000 njerëz kanë vdekur në udhëtim.
Vetëm Gjermania ka pasur 800 mijë deri në 1 milion kërkesa për azil në vitin 2015, 4 herë më shumë se numri i vitit të kaluar.
Edhe pse numri më i madh janë nga Siria, pothuajse 40 përqind e aplikimeve për azil janë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...