Gjermania ka emëruar komisionerin e parë të vendit të dedikuar për komunitetin LGBTI.
Sven Lehmann nga Partia e të Gjelbërve u emërua nga qeveria e re të mërkurën.
Deputeti 42-vjeçar do të jetë përgjegjës për përgatitjen e një “plani kombëtar veprimi” për të promovuar pranimin dhe mbrojtjen e diversitetit, sipas Ministrisë Federale për Çështjet Familjare.
Lehmann do të marrë postin si pjesë e qeverisë së re të koalicionit të udhëhequr nga kancelari socialdemokrat Olaf Scholz, shkruan Euronews.
Deputeti i Partisë së Gjelbër ka qenë tashmë një zëdhënës i partisë për komunitetin LGBTI në Bundestagun e Gjermanisë midis vitit 2018 dhe 2021. Zona e tij elektorale e Këlnit është gjithashtu shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha LGBTI në vend.
Pozicioni i ri i delegatit ministror u mirëprit nga një numër grupesh LGBTI në Gjermani, duke përfshirë Shoqatën e Lezbikeve dhe Gejve (LSVD).
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave