Qeveria franceze i ka paralajmëruar qytetarët e saj se nuk duhet ta përdorin kokainën për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.
“Jo, kokaina nuk mbron nga koronavirusi. Është një drogë që krijon varësi dhe shkakton efekte negative serioze”, thuhet në këshillën e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info
Kjo këshillë u publikua në llogarinë e kësaj ministrie në Twitter, ku ishte edhe një link që të dërgonte në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Përpos kësaj këshille, autoritetet franceze kanë publikuar edhe njoftime të tjera me qëllim të luftimit të informatave të pasakta rreth virusit të ri.
Aty përfshihet edhe njoftimi se lyerja e trupit me alkool apo klor nuk do ta vrasë virusin që tashmë ka hyrë në trup.
Ministria gjithashtu i siguroi francezët se koronavirusi nuk përhapet përmes pickimit të mushkonjave dhe se produktet dezinfektuese nuk shkaktojnë kancer.
Reagimi i qeverisë erdhi pas publikimit të informatave të pasakta në internet se gjoja droga e rëndë e vret koronavirusin. / arbresh.info//
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë