Fotot e para të dy turistëve, norvegjez dhe danez që u gjetën të hënën në mëngjes në një fshat në Malet Atlas të Marokut. Gazeta Al Arabiya.net botoi një raport të gjerë sot në një pjesë tjetër të vendit ku autoritetet marokene po hetojnë vdekjen e tyre në Sidi Chamroush, përcjell arbresh.info
Viktima daneze është Louisa Vesterager Jespersen, 24 vjeç. Fotografia e saj u botua nga gazeta popullore B.T. në Danimarkë, e marrë nga llogaria e saj në Facebook. Ndërsa shoqja e saj norvegjez, Maren Ueland, që ishte katër vjet më i vjetër se Louisa, u paraqit fotografia e saj në kanalin televiziv norvegjez NRK TV , fotografi e marrë nga llogaria e saj në Facebook.
Gazeta B.T në Danimarkë botoi një intervistë për disa rreshta me nënën Louisa Jespersen, Hellen Jesperen. 52-vjeçarja tha se ajo e këshilloi vajzën e saj “të mos e udhëtojë këtë herë në një zonë të rrezikshme të maleve, por ajo insistoi dhe udhëtoi”, tha ajo për gazetën, ndërsa Irene Ueland, nëna e Marinës norvegjeze, tha “Vajza ime ishte një dashnore e ajrit, dhe unë i morra të gjitha masat paraprake përpara se të udhëtoj ajo”. /arbresh.info/



Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...