Al Alam ka qenë bastion i fundit i shtetit islam, që forcat e qeverisë dhe milicitë shiite duhet të pastronin para se të hyjjnë në qytetin e Tikritit, i cili është i kontrolluar nga militantët islamikë që nga vera e kaluar.
“Snajperët dhe kurthet po ngadalësojnë përparimin tonë për të marrë kontrollin e plotë të qytetit”, tha kapiteni Visam Ibrahim, i cili u lajmrua nga Al Alam.
Nga rezultatet e betejës së Tikritit, do të varen edhe planet e ardhshme për avancimin në veri dhe okupimin e Mosulit, qyteti më i madh i Irakut që është nën kontrollin e shtetit islam.
Fushata për kthimin e Tikritit, e cila filloi një javë më parë, është më madhja, që kur shteti islam ishte “pastruar” nga veriu vitin e kaluar dhe qeveria shpreson të jetë në gjendje të pengojë vrullin e militantëve aktual.
Shteti islamik ka dërguar përforcime në Tikrit nga pjesë të tjera të kalifatit të vetëshpallur në veri./arbreh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen