Kongresmeni Blake Farenthold, i cili është akuzuar për ngacmime seksuale, nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në vitin 2018, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.
“Mendoj se ai po bën zgjedhjen e duhur, duke dalë në pension. Ka disa histori të reja që janë shumë shqetësuese”, – tha të enjten zoti Ryan.
Ligjvënësi republikan i Teksasit ka mohuar të jetë sjellë në mënyrë të papërshtatshme dhe ka thënë se ka në plan të qëndrojë në post deri në përfundim të mandatit.
Farenthold është ligjvënësi i katërt, në dy javët e fundit, karriera e të cilit prishet për shkak të akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale./VoA/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...