Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndodhet për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.
Siç njofton agjencia turke e lajmeve AA, Erdogan është pritur në aeroportin e Xhidës nga guvernatori i kësaj province, Princi Mishaal bin Majid al-Saud dhe ambasadori i Turqisë në Riad, Yunus Demirer.
Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Erdogan shoqërohet nga zv/kryeministrat Yalçin Akdogan dhe Numan Kurtulmus; ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi; ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu; biznesmenë dhe gazetarë.
Menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Xhidës, lideri turk është veshur me ihram, veshje e cila përdoret për të kryer umren. Pas veshjes së ihramit, Erdogan dhe delegacioni shoqërues u nisën drejt qytetit të shenjtë, Mekë
Pas kryerjes së umres dhe një vizite në Xhaminë e Profetit të Medine, ku ndodhet edhe varri iProfetit Muhamed (s.a.v.), Presidenti turk pritet të kalojë në kryeqytetin arabosaudit, ku parashikohet edhe një takim me Mbretin Salman bin Abdulaziz al-Saud.
Pjesë e bisedimeve në Arabinë Saudite do të jenë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare ndërmjet dy vendeve dhe çështjet rajonale me interes të përbashkët dhe ndërkombëtar.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...