Krijimi i impulsive të dritës që mund të përdoren në proceset e shpejta, ku elektronet ndryshojnë energjinë, u vlerësua me çmimin Nobel.
Puna kërkimore u krye nga tre shkencëtarët: Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier.
3 fizikantët e morën këtë çmim pas studimit të dinamikës së elektroneve në materie.
“Eksperimentet e tyre i kanë dhënë njerëzimit mjete të reja për të eksploruar botën e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave”, u shpreh juria teksa shpalli edhe emrat e fituesve.
Ata përfituan së bashku çmimin prej 823 mijë paundësh.
Ky është Nobeli i 117-të që jepet në Fizikë që nga viti 1901 ndërsa shkencëtarja Anne L’Huillier është gruaja e pestë që merr këtë vlerësim.
Çmimi i Fizikës vjen një ditë pasi Katalin Karikó dhe Drew Weissman fituan çmimin Nobel në mjekësi për zbulimet që mundësuan krijimin e vaksinës kundër Covid./Klan News
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...