Çmimi i arit ka arritur në nivelin më të lartë në gati 8 vjet, ndërsa vlera e aksioneve ra për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit.
Shqetësimet e investitorëve rreth rimëkëmbjes ekonomike u shtuan pasi të dhënat treguan se disa shtete të ShBA-së shënuan rekord të rasteve të reja të virusit.
Gazeta “The New York Times” ka raportuar se Bashkimi Evropian është përgatitur për t’ua ndaluar hyrjen qytetarëve amerikanë për shkak të rritjes së numrit të rasteve, duke i futur ata në të njëjtën kategori me shtetasit e Brazilit dhe Rusisë.
Për t’i shtuar edhe më shumë shqetësimet, shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane, paralajmëroi se ekonomia e euro-zonës do të ketë nevojë për një kohë të gjatë që të rimëkëmbet nga kriza e shkaktuar nga pandemia.
Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë vendosjen e taksës ndaj eksporteve me vlerë prej 3.1 miliardë dollarësh nga Britania, Franca, Spanja dhe Gjermania, përcjell Albinfo.ch
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...