Sekretari i Jashtëm britanik Philip Hammond sot akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për rrezikimin e sigurisë së vendeve në Evropën Lindore.
“Tani duhet të ballafaqohemi me liderin rus i cili nuk dëshiron të bashkohet me sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregullat për ruajtjen e paqes midis kombeve, por edhe po e dëmton ate”, tha Hammond në një fjalim që do të zhvillohet sot në një institut britanik, pjesë nga i cili janë botuar më parë.
Hammond tha se “veprimet e tanishmetë Putinit si aneksim i paligjshëm i gadishullit Krimesë dhe dërgimi i trupave ruse qëtë destabilizojë Ukrainën lindore, rrënjësisht rrezikojnë sigurinë e vendeve sovrane të Evropës Lindore.”
Shefi i diplomacisë britanike sot do të mbajë fjalimin ndërkohë që NATO është duke u përgatitur për një stërvitje ushtarake në Lituani, Letoni dhe Estoni. SHBA ka filluar dislokimin e 3000 trupave të cilët do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake tre-mujore në vendet e Balltikut, në kuadër të operacionit ”Zgjidhja e Atlantikut”, u raportua nga Pentagonit natën e kaluar./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen