Qeveria e Britanisë paraqiti disa detaje se si mund të trajtohen doganat pas largimit të këtij vendi nga Bashkimi Evropian – proces i njohur si Brexit.
Qeveria tha se plani i saj i ri, i quajtur “Marrëveshja e lehtësuar doganore”, ofron “më të mirën për të dyja botët”.
Thuhet se plani i ri do t’i japë Mbretërisë së Bashkuar lirinë për t’i vënë tarifat e veta mbi mallrat që mbërrijnë në këtë vend.
Kryeministrja britanike, Theresa May, takon sot në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar progresin që është bërë në negociatat për Brexit.
Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në fund të marsit, 2019.
Kjo pason një referendum të qershorit, 2016, në të cilin qytetarët britanikë kanë votuar për dalje nga blloku.
Britania dhe BE-ja kanë shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje përfundimtare deri në tetor.
Por, pas disa mujash negociata, është bërë pak përparim.
Ndër çështjet më të diskutueshme janë nivelet e integrimit të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së pas Brexit-it dhe natyra e kufirit midis Irlandës së Veriut – e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar – dhe Irlandës – anëtare të BE-së.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...