Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po bisedon me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Gjenevë pas druajtjes së vazhdueshme që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën.
Të dy diplomatët po takohen për shkurt në Hotel President Wilson, ku po eksplorojnë nëse diplomacia ka ende mundësi që ta zgjidhë krizën, shkruan Deutsche Welle.
Blinken ka thënë në një takim me Lavrov-in se Rusia duhet ta presë një përgjigje të “bashkuar, të shpejtë dhe të rëndë” nëse e sulmon Ukrainën.
Të dy diplomatët kanë thënë që nuk do të jenë në gjendje që t’i zgjidhin të gjitha dallimet gjatë bisedimeve.
Edhe Lavrov ka thënë që nuk pret ndonjë zhvillim të madh nga bisedimet, porse do një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të Moskës për siguri.
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...