Kriptovaluta me çmimin më të lartë në treg, Bitcoin, është duke kaluar nëpër një fazë rënëse, ku vlera aktuale e tij është 30 mijë e 889 euro.
Me këtë vlerë, Bitcoin ka pësuar rënie prej 9.30 për qind, e cila shënon uljen më të madhe në së paku gjashtë muajt e fundit, njofton Klankosova.tv.
Si pasojë e kësaj rënie, raportohet të jetë situata e krijuar së fundmi në Kazakistan, ku shteti e ndali rrymën në tërë territorin e vendit, duke e pamundësuar prodhimin e bitcoinëve të rinj, pasi që Kazakistani njihet si shteti i dytë me prodhimtarinë më të madhe të kësaj kriptovalute.
Kujtojmë se edhe në Kosovë, prodhimi i Bitcoin është i ndaluar, pasi që aparatet të cilat përdoren për prodhimin e tyre shpenzojnë sasi të madhe të energjisë elektrike.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses