Krerët e diplomacisë së Bashkimit Europian, Francës, Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe u shprehën sot shumë të shqetësuar dhe i kërkuan Teheranit të tërhiqet nga vendimi i tij për të kaluar limitin e vendosur mbi rezervat e tij të uraniumit të pasuruar sipas marrëveshjes së vitit 2015 mbi programin e tij bërthamor.
“Ne nxisim Iranin që të tërhiqet nga vendimi i tij dhe të mos ndërmarrë masa të reja që dobësojnë marrëveshjen e vitit 2015”, njoftuan katër përgjegjësit europianë në një komunikatë të publikuar në Bruksel./atsh/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë