Bashkimi Evropian (BE) theksoi përkushtimin për të mbajtur dialog të hapur dhe të sinqertë me Turqinë, duke përfshirë adresimin e sfidave të përbashkëta dhe bashkëpunimin në fusha thelbësore të interesit të përbashkët, siç janë migrimi, shëndeti publik, klima, kundër-terrorizmi dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu Agency.
Ministrat e vendeve anëtare të BE-së u takuan dje në Bruksel, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për këtë vit. Ata bënë përgatitje për Samitin e Liderëve të BE-së që mbahet nesër, diskutuan pikat e agjendës së BE-së për vitin 2022, si dhe vlerësuan situatën e fundit sa i përket zgjerimit të BE-së.
“Këshilli merr parasysh vazhdimin e Dialogut të Nivelit të Lartë midis BE-së dhe Turqisë në disa nga këto çështje, si dhe ratifikimin nga ana e Turqisë së Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike”, thuhet në një kumtesë pas takimit.
Në deklaratë gjithashtu vlerëson përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë në strehimin dhe plotësimin e nevojave të pothuajse 4 milionë refugjatëve.
Në anën tjetër, vërehen shqetësime në sferën e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes si dhe “mungesën sistematike të pavarësisë së gjyqësorit”.
“Disa masa restriktive të ndërmarra gjatë situatës emergjente janë integruar në ligj dhe kanë një ndikim të thellë negativ ndaj njerëzve në Turqi. Shoqëria civile dhe organizatat funksionojnë nën presion të vazhdueshëm në një mjedis që është gjithnjë e më shumë sfidues. Mungesa sistematike e pavarësisë dhe presioni i panevojshëm ndaj gjyqësorit nuk mund të mos theksohet, si dhe kufizimet e vazhdueshme, ndalimet, burgosjet dhe masat tjera që shënjestrojnë gazetarët, akademikët, anëtarët e partive politike, duke përfshirë deputetë, avokatë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, përdorues të rrjeteve sociale, si dhe të tjerë që ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu theksohet se politika e jashtme e Turqisë është përplasur me prioritetet e BE-së nën Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, duke përfshirë Libinë dhe Operacionin IRINI, duke shtuar se Këshilli pret që Turqia dhe të gjithë aktorët tjerë të kontribuojnë pozitivisht në zgjidhjen e krizave rajonale.
“Këshilli me keqardhje thekson se Turqia vazhdon të largohet më tej nga BE-ja dhe rikujton përfundimin e saj të mëhershëm ku theksohet se bisedimet për anëtarësimin e Turqisë, si rrjedhim, në mënyrë efektive kanë ngecur dhe nuk mund të konsiderohet hapja apo mbyllja e kapitujve tjerë”, thuhet në deklaratë.
Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës