Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, një ambulancë e dhuruar dhe bekuar nga Papa Françesku është rrugës për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Kardinali Konrad Krajewski, të shtunën u nis për në Lviv dhe do të bëjë rreth 18 orë me makinë për t’ua dhënë automjetin autoriteteve në Lviv në një përpjekje për t’i ofruar lehtësi qytetit. Lviv ka parë një lumë ukrainasish të zhvendosur brenda vendit që vijnë nga lindja.
Të enjten, Papa lëshoi kritika të forta kundër vendeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake ndërsa sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës e ka quajtur çmenduri.
Duke folur në një audiencë në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa Françesku fajësoi luftën “e turpshme” në Ukrainë mbi “logjikën e vjetër të pushtetit që ende dominon të ashtuquajturën gjeopolitikë”.
Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelsenky i bëri thirrje Papës për të vizituar vendin, duke falënderuar Papën për “pozitën e tij të qartë dhe të fortë kundër luftës” gjatë një fjalimi të martën që u postua në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook./arbresh.info/

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...