Kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon me shkarkime. Pas Komisionit për Demarkacion, shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga vartësi i tij në Ministri të Arsimit që të shkarkojë bordin e Agjencisë së Akreditimit.
Kërkesa e Haradinajt përmban shkarkimin e menjëhershëm të Bordit të Agjencisë së Akreditimit, i cili funksionon në kuadër të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke përfshirë këtu edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, që menjëherë të nisin procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të kësaj Agjencie.
Deri te ky vendim, sipas kërkesës së Zyrës së Kryeministrit për Ministrinë e Arsimit, ka ardhur duke parë se procesi i akreditimit deri më tash është zhvilluar me parregullsi serioze duke u shndërruar në objekt të shpeshtë të diskutimit publik.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje