Deklarata e bërë sot nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se Rusia është duke përparuar drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, ju ka kundërpërgjigjur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
I pari i Serbisë në kundërpërgjigjen e tij ka thënë se gjatë vizitës së djeshme në Beograd, Putin ia ka thënë komplet të kundërtën.
“Nëse Kadri Veseli thotë ashtu, atëherë ashtu duhet të jetë. Unë nuk e kam dëgjuar që Putin ta ketë thënë një gjë të tillë, ai e ka thënë të kundërtën”, ”, ka thënë me ironi Vuçiq, shkruan B92.
Putin në konferencën e djeshme para gazetarëve sa i përket çështjes së Kosovës ka thënë se pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar dhe se respekton ‘Rezolutën 1244’./arbresh.info/
Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte norma...
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...
Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe ...
Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve
Trafiku Urban tregon cilat kategori lirohen nga pagesa nëse ...
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugët...