Sot në disa lokacione janë hapur mbi 6 km rrugë fushore, nga drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Suharekës.
Në Vraniq, Studençan dhe Napërbisht, sot janë hapur këto rrugë fushore, për të mirën u bujqve që t’i punojnë tokat e tyre dhe të kenë qasje më të lehtë në këto toka bujqësore.
Për të parë punën në hapjen e këtyre rrugëve ka qenë edhe drejtori i Bujqësisë z.Xhevxhet Gashi, i cili u shpreh: “ Do të jemi afër njerëzve që punojnë çdo herë, duke i përkrahur si me hapje të rrugës tek tokat e tyre, po ashtu edhe duke i përkrahur me subvencione të ndryshme”. Hapja e rrugëve fushore, do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim edhe në fshatrat tjera të Komunës së Suharekës.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin