Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se do t’i qëndrojnë rritjes së taksës deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
Këto komente i bëri edhe pas takimit me komisionerin e Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, raporton arbresh.info.
“Qëndrimi rreth taksës nuk do të rrezikojë raportet me Bashkimin Evropian dhe nuk do të dërgojë në zgjedhje të reja,” është shprehur Haradinaj pasi është pyetur nga arbresh.info nëse kjo rezistencë do të rrezikojë raportet me BE-në, dhe nëse do të hiqte taksën nëse do t’i rrezikohej pozita në krye të ekzekutivit.
Për më tepër, ai ka shtuar se nuk do të tërhiqet nga vendimi, dhe do të lejojë hyrjen e donacioneve nëse është e nevojshme.
“Nëse Qeveria ka informata se dikun ka mungesë të produktit ne do të marrim vendime dhe jemi në gjendje të furnizojmë më ilaçe spitalin në veri të Mitrovicës. Po ashtu, ne do të respektojmë vendimin e Qeveris dhe ky vendim mund të anulohet më rastin e njohjes se pavarësisë nga Serbia,” tha Haradinaj./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...