Me 53 vota për, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të miratoj mocionin procedural të kërkuar nga Komisioni për Buxhet në seancën e sotme të Kuvendit me të cilin është kërkuar zgjatja e afatit të shpenzimit të buxhetit deri sa buxheti të hyjë në fuqi.
Për këtë çështje, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi nga pushteti që të mos ja hedhin fajin opozitës por të votojnë vetë.
“Shumë është e thjeshtë ju jeni mazhorancës plus, votone , mos na akuzoni neve se ju nuk i keni kryer detyrat, dhe mos na akuzoni se po bllokojmë pensionistët” tha ai.
E i menjëhershëm ishte reagimi i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai akuzoi se opozita po dëshiron ta qoj vendin në kolaps.
“E drejtë e tyre është edhe me tento me dërgua vendin ne kolaps, kjo sjellje ‘për inati të resë më vdektë djali’ ktyne mundet me ju dok se i jep naje shërbim ditor sot, por e vërteta është se mos votomi pro nga ana e opozitës është tentim për me e vendos Kosovën në kolaps” , tha ai.
E duke treguar edhe një herë se janë kundër këtij propozimi, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, kërkoj që qeveria Haradinaj të jap dorëheqje.
“Kosovën po e shkatërron korrupsioni e hajnia, çdo kund në botë qeveria e ka një moral minimal, nuk po mundesh me pagu popullin hec në shpi. Unë po rri në kolltukun e nxehtë por ti ama votën për buxhetin kurrkund në botë nuk ka kështu, nuk ka vota për buxhet, ministër nuk pot funksionon kuleta ec në shpi” tha ai.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, kërkoj që ky propozim të kaloj për interes të qytetarëve.
Kujtojmë se seanca e kuvendit është duke vazhduara ende dhe ka edhe një serë pikash për diskutim./arbresh.info/
Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Me...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona