Banka Ekonomike ka hapur edhe një degë të re në lagjen Hajvalia në kryeqytet.
Sikurse të gjitha degët e bankës, edhe kjo degë, do të jetë në përputhje me filozofinë e bankës – duke krijuar një ambient mikpritës, miqësor, si dhe ofrim të shërbimeve sa më cilësore për klientët.

Në degën e lagjes Hajvalia, klientët mund t’i kryejnë këto shërbime bankare: Hapje të llogarive bankare, depozitime, tërheqje dhe pagesa, transfere bankare, aplikacione për kredi dhe mbitërheqje për persona privat dhe biznese, si dhe shume shërbime tjera bankare.
Hapja e degës së re në Hajvali rezulton me rritjen e Bankës Ekonomike në Kosovë si dhe me shtimin e numrit të klientëve.
Drejtori Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Fatos Krasniqi, tha se po hapin edhe një degë në mënyra që të ju ofrohen shërbimet bankare sa më afër qytetarëve.

Në Bankën Ekonomike të Kosovës, janë të punësuar gjithsej 340 punëtorë në të gjitha degët e saja në Kosovë.
Banka Ekonomike ndihmon zhvillimin e Kosovës dhe ngritjen e vendeve të reja të punës, përmes kredive për hapjen e bizneseve.
Banka Ekonomike është në Kosovë tash e 17 vite, si një nga bankat që është në shërbim gjithmonë të qytetarëve./Arbresh.info/

Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun
Çeku: Shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen ...
Haxhiu: S’kam besuar se do ta tejkalonim rezultatin e vitit ...
Pritjet e SHBA’së nga Qeveria e re: Thellim i partneritetit ...
Tahiri: AAK do të jetë pjesë e Kuvendit, edhe nëse s’merr as...