Vetura ka goditur për vdekje këmbësoren 37 vjeçare në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se një femër 37 vjeçare, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja SH.H (femër 37 vjeç) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti për arbresh.info.
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...