Është shkruar shumë nëpër portale e në gazeta se Armina Mevlani është shtatzënë, por a është e vërtetë kjo gjë?
Blogerja zbuloi të vërtetën në një lidhje telefonike në “Pop Culture” në Top Channel. E pyetur nga Kelvi se a është e vërtetë se ajo është shtatzënë, Armina u përgjigj: “e përgënjeshtroj kategorikisht këtë lajm. Nuk është aspak i vërtetë. Njerëzit kanë shumë kureshtje që te gjërat personale të shkojnë përtej kufijve, duke përdorur foto nga më të ndryshmet dhe duke i komentuar sipas dëshirave të tyre. Ne do t’i bëjmë gjërat me ngadalë. Unë jam e re dhe shumë e ngarkuar me punë”, tha Armina.
Ai foli edhe për dasmën me Shkëlzen Berishën, duke thënë se nuk do të ketë një ceremoni këtë vit. “Dasma nuk do të organizohet këtë vit, por do ta bëjmë shumë afër. Përgatitjet kanë filluar. Dasmën do ta bëjmë në Shqipëri, por jam akoma duke i parë gjërat.
Po për dasmën mbretërore të Harry dhe Meghan, çfarë mendon ajo: “Meghan më pëlqen shumë. Por mendoj se fustani ishte më i thjeshtë se ç’duhej. Ishte një fustan jo pranveror dhe shumë i thjeshtë. Edhe komentet kanë qenë mjaft negative në këtë pjesë. Sigurisht që nuk ishte i shëmtuar, por prisnim diçka më shumë”, thotë Armina.TCH
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...