Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 03:15 të mëngjesit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahiri, e cila gjendet në afërsi te Qendrës Spitalore Universitare “Nëna Terezë”, në Tiranë. Shërthimi përveç që ka shkatërruar farmacinë plotësisht ka dëmtuar edhe disa lokale të tjera që gjenden afër farmacisë.
Shpërthimi i dytë ndodhi rreth gjysmë ore më vonë se ai i pari, tek shtëpia e ish shefit të komisariatit policor në Tiranë, Alfred Numani, i cili tani drejton Sektorin e Krimeve të Rënda në qarkun e Korçës.
Madje policia e Tiranës rreth orës 6 të mëngjesit parandaloi më të keqën, duke kryer një shpërthim të komanduar të një mjeti eksplosiv që u gjend pranë një stacioni autobusësh në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Mitaj shpallet kampion me Al-Ittihadin në Arabi Saudite
Begaj takoi Costan: Populli shqiptar mbështet në mënyrë të p...
Policia shqiptoi 35 gjoba dhe konfiskoi 18 motoçikleta gjatë...
Djali i Jakup Krasniqit: Harresa e shtetit ndaj çlirimtarëve...
Një makinë goditi të paktën 13 persona jashtë stadiumit, par...
Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti