Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot feston 18-vjetorin e themelimit të saj.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari I AAK-së si dhe shefi I grupit parlamentar Ahmet Isufi përmes një postimi në “Facebook”, ku me ç’rast edhe ka uruar aktivistët e përkrahësit e kësaj partie.
Isufi po ashtu ka thënë se e ka besimin e plotë që Qeveria Haradinaj në fund të mandatit do të arrijë objektivat e saj për shtetndertim dhe integrim të Kosovës në BE dhe NATO.
Postimi i plot:
“Miq, kolegë e kolege, veprimtarë, stuktura të AAK-së e në veqanti juve aktivistë e përkrahës të palodhur, urime 18-të vjetori i themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Përpjektet tona bashkë me ju, pas 18 vitesh rrugëtim u finalizuan me suksesin më të madh politik duke ardhë në krye të qeverisë lideri ynë kryeministri z. Ramush Haradinaj.
Kemi besim që qeverisja Haradinaj në fund të këtij mandati do ti arrijë objektivat e saj për zhvillim ekonomik, social, shtetndërtim dhe integrim të Kosovës në BE e NATO.
Urime Aleancë.”, ka shkruar Ahmeti/arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë