Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, gjatë një debati të organizuar nga “Aktiv” në veri të Mitrovicës ka sqaruar se me formimin dhe me funksionalizimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të shuhen komunat serbe në Kosovë dhe pa punë do të mbesin mbi 22 mijë serb, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në kohën kur serbët e veriut të Kosovës, politikanë dhe liderë të serbëve të veriut të Kosovës, si dhe i gjithë shteti i Serbisë insistojnë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke e cilësuar atë si fitore të madhe për serbët, një ish-ministër serb në Qeverinë e Kosovës ka apeluar te serbët që të mos insistojnë në formimin e “Zajednicës”, duke e vlerësuar AKS-në si të dëmshme për vetë serbët e Kosovës.
Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, duke komentuar rezultatet e një ankete, sipas së cilës 40 për qind e serbëve të Kosovës janë të pavendosur rreth Marrëveshjes së Brukselit, ka sqaruar se sikur serbët të dinin se sa e pafavorshme është Marrëveshja për Formimin e “Zajednicës” mbi 80 për qind e tyre do të ishin kundër marrëveshjes dhe kundër “Zajendicës”./Zëri/
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...