Seancën e sotme parlamentare disa ambasadorë kanë preferuar ta ndjekin nga brenda sallës plenare të Kuvendit.
Ambasadori francez, ai italian, ai gjerman, ambasadorja e Holandës së bashku me kreun e misionit të BE-së, Romana Vllahutin kanë mbërritur pak përpara nisjes së seancës parlamentare.
Por në momentin kur kryeparlamantari Meta ka kërkuar 5 minuta pushim, diplomatët kanë patur një bashkëbisedim të shkurtër mes tyre. Mësohet se ambasadorja e BE-së, Vllahutin u ka thënë kolegëve të saj se “ata nuk mund të vijonin së qëndruari për të ndjekur një teatër të shëmtuar parlamentar”.
Më pas, ata janë larguar të gjithë duke marrë me vete zhgënjimin e radhës nga politika shqiptare.
Ndërkohë, nëpërmjet një deklarate për median, Prezenca e OSBE-së thotë se “e ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit. U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë”.
/ Top Channel
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik