Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka thënë se njerëzit e LDK’së kanë kontribuar në akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, këto akuza sot po krijojnë Gjykatën Speciale, e cila thotë Haliti do të shpërbej për pastrim emrash.
Xhavit Haliti i PDK’së ka akuzuar partnerin në koalicionin qeverisës LDK’në për akuza ndaj Shtabit të Përgjithshëm, pjesë të të cilave janë përfshirë në raportin e Dick Martyt.
“Është akuzë krejtësisht politike do ta quaja, për Shtabin e Përgjithshëm, nuk ka një urdhër të tillë, s’ka pasë kurrë urdhëra të tillë dhe nuk do të ketë askush mundësi që të gjejë një fakt që të akuzoj Shtabin e Përgjithshëm që ka dhënë urdhëra të tillë. Vjen kryesisht nga LDK’ja kanë ardhë akuza”, tha Haliti në Rubikon të KTV’së.
Ai tha se akuzat e vazhdueshme të njerëzve të LDK’së me tentimin për të ‘kriminalizuar’ UÇK’në sollën dyshimet dhe akuzat e tilla.
“Denoncimet e bëra njëra pas tjetrës, njërëz të informum të pa informum, të pagumë të pa pagumë kanë bërë që shërbimet e huja të ngrisin raporte të ndryshme, tu bëjnë informata Qeverive të veta dhe ankesat e përhershme, edhe sot përshembull ndonjë gazetë që është e afërt e LDK’së ose është afër atij grupi i cili mendon që duhet gjithçka të UÇK’së me e konsideru si kriminale t’i konstaton që aty ka ndodh diçka. Sepse propaganda ka qenë e tillë.
Adam Wharton drejt Real Madridit
Ky person po kërkohet për vjedhje, lajmërojeni policinë nëse...
Hargreaves zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to ...
Ramosaj vendos t’i ndihmojë me nga 500 euro personat me sëmu...
10 të dënuar për ngacmim kibernetik kundër Brigitte Macron
Digjet një objekt pranë stadiumit, nuk ka të lënduar