Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë intervistën e parë për një media në Kosovës.
Trajneri zviceran që ka marrë drejtimin e Kosovës, ka qenë mysafir në emisionit sportiv ‘2 me 1’.
Challandes ka treguar arsyet se pse ka zgjedhur Kosovën, duke e cilësuar një shtet interesant me shumë talentë.
“Kosova është një shtet shumë interesant, me shumë lojtarë dhe me shumë talentë, i njoh futbollistët që luajnë në Zvicër”, ka deklaruar Bernard Challandes.
“Shoh të ardhme te Kosova, dëshiroj të punoj me këtë skuadër, për ta dërguar ekipin në nivele më të larta”, ka vazhduar ai.
Ai tutje ka shtuar se ka shikuar të gjitha videot nga ndeshjet kualifikuese të Kosovës për Kupën e Botës, duke thënë se ka parë gjëra interesante tek ekipi, e duke përmendur edhe emrat e lojtarëve të cilët thotë se ka cilësi.
Në pyetjen për afrimet në përfaqësueses për të ardhmen, ai është përgjigjur se do të punoj dhe përcjell lojtarët në këtë drejtim, duke përmendur edhe afrimet e disa talenteve, duke cekur emrin e Edon Zhegrovës.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media