Basketbollisti nga Kosova, Etnik Peci, po shkëlqen në Amerikë, përkatësisht në kolegjet amerikane të basketbollit.
Ai me paraqitjet e tij ka lënë përshtypje shumë të mira te ekipi Renaisance Academy.
Vetëm në ndeshjen e fundit ai shënoi 44 pikë. Peci ka thënë se po ndihet shumë mirë në skuadrën e tij, derisa synon të shkojë sa më lart, dhe më pas nuk do të mungojnë edhe ofertat në drejtim të tij.
Peci më herët ka luajtur për Sigal Prishtinën, derisa tashmë synimet e tij janë shumë të mëdha, raporton ‘Klan Kosova’.
Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për grupmoshat e reja, dhe e ardhmja e basketbollit kosovar.
Erdogan në Samit: Përpjekjet e BE për të investuar në mbrojt...
Zelensky: Isha i gatshëm për takim me Putinin, por ai kishte...
“Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën...
Zelensky në Tiranë: Ukraina është e gatshme për armëpushim, ...
Samiti në Tiranë – Costa: Paqja po minohet çdo ditë, Evropa ...
Macron në Samitin e BE në Tiranë: Rusia nuk e do armëpushimi...