Veseli tregon se kush e ka fajin për mos mbajtjen e seancave plenare

16:22 | 20 Nëntor 2017
M. A.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka thënë se do të ketë seancë ditën e enjte, raporton arbresh.info.

“Janë një mori pikash që do të përfundohen në seancën plenare pavarësisht a zgjatë më shumë se një ditë”, tha ai.

Veseli ka folur edhe për fajin që ua hodhën për mos mbajtjen e seancave.

“Vetë grupet parlamentare s’kanë dashur të mbajnë seancë sepse unë kisha mundur edhe tri ti mbajë. E sa i përket zyrave, grupet parlamentare nuk po mund të merren vesh. Kjo çështje përfundon shumë shpejt por dëshirojnë të ketë kauza”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme