Anulohet konferenca e Haradinajt me Mogherinin

12:00 | 17 Nëntor 2017
M. A.

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian në mëngjes thuhej se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini do të mbajnë një konferencë për media.

Konferenca e paralajmëruar në ora 12:00, sipas faqes zyrtare është anuluar.

Nuk janë dhënë detaje se pse ndodhi një gjë e tillë, derisa për takimin Haradinaj-Mogherini, kryeministri shkroi në Facebook dhe Qeveria e Kosovës lëshoi një komunikatë për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme