S’ka kuorum, dështon mbledhja e komisionit ku pritej të raportonte ministri Lluka

11:31 | 14 Nëntor 2017
M. A.

Është anuluar mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

“Faleminderit që keni ardh por s’ka kuorum dhe nuk mund të vazhdojmë tutje. Mirupafshim në takimet tjera duke shpresuar dhe uruar që të jenë të gjithë deputetët këtu”, tha kryetarja e komisionit Sala Berisha- Shala
Në këtë mbledhje ishte paraparë që të raportojë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, lidhur me prioritetet e ministrisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme