Qeveria ndan mbi 18 mijë euro për 80 persona me aftësi të kufizuara

21:17 | 27 Tetor 2017
M. A.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë , janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 18,400 euro për 80 persona me aftësi të kufizuar për mbështetjen e programeve rehabilituese në banjat e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Përfitues do të jenë nga 10 persona nga shoqatat në vijim: 1. Shoqata “HandiKos”; 2. “Shoqatat e të Verbërve të Kosovës”; 3. “Shoqatat Kosovare e të Shurdhërve” 4. “Down Syndrom Kosova” 5. “HandiKEP” 6. “Autizmi” 7. “Opfakos” 8. Klubi “Dëshira”.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për kompensimin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik në shumën 150 euro. Edhe kujdestari personal kompensohet me shumën e njëjtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme