Sa më shumë marrëdhënie intime para ndeshjeve

19:05 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Ish-kampioni në kategorinë e peshave të rënda, Larry Holmes, e ka këshilluar Anthony Joshuan që të kryejë shumë marrëdhënie seksuale para dueleve të mëdha për tituj.

Të shtunën, 28-vjeçari do të përballet me Carlos Takam në stadiumin e komunës së Cardiffit.

Ky do të jetë dueli i 20-të në karrierën profesionale të boksierit britanik, ndërsa deri më tani ai ka një rekord të përsosur me nokaut.

Holmes, i cili konsiderohet ndër kampionët më të mëdhenj të kategorisë së rëndë, ka vendosur që t’i japë disa këshilla Joshuas.

“Nëse do të më duhej t’ia jepja ndonjë këshillë të vogël, do të ishte kjo: Bëj seks një javë para çdo dueli”.

“Ke nevojë të relaksohesh. Kjo ta rikthen energjinë dhe gjithçka tjetër. E di se thonë se të ndalohet ta bësh atë para meçeve”.

“I kam dëgjuar për një kohë, por më pas e kuptova se ishte një gënjeshtër dhe se ke nevojë për gjërat e mira”.

“Ai është në kategorinë e rëndë, ai duhet ta largojë energjinë negative nga vetja. Megjithatë, nuk duhet ta bëjë çdo ditë, sepse mund ta lodhë”, citon Independent fjalët e Holmes.

Sidoqoftë, Joshua vazhdon të jetë shumë i tërhequr sa i përket jetës private, por dihet se është baba i një djali dyvjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale