Rrëzohet fabrika e këpucëve në Kinë, 9 të zhdukur

18:53 | 4 Korrik 2015
Arbresh.info

Nëntë persona kanë humbur në rrënoja si pasojë e shembjes së një fabrike këpucësh në Kinë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, ku thuhet se të paktën 51 persona po punonin në fabrikë, në qytetin Wendlin, në provincën Zhejiang, kur është shembur ndërtesa.

Bëhet e ditur se 42 persona janë shpëtuar nga ndihmat e shpejta, ndërsa nëntë të tjerë kanë humbur, raporton CCTV News.

Sipas të dhënave të para mendohet se çatia e ndërtesës ka qenë në gjendje shembjeje, dhe mund të ketë qenë pikërisht ajo që ka shkaktuar këtë aksident me nëntë të humbur.

Shpërndaje në rrjete sociale