Dasma e tyre bëri bujë në të gjitha mediat vendore.
Çifti i shumë përfolur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në datë 2 shtator të këtij viti.
Më pas, ata u nisën drejt muajit të mjaltit, ku si destinacion kanë zgjedhur një resort luksoz në Xhamajka.
U bë e ditur se me ta është motra e Marinës, këngëtarja Luana Vjollca e cila përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, tregoi se ndodhet atje.
Ndërkohë, edhe Marina së fundmi publikoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive nga pushimet.
Me një fizik të shkëlqyer dhe me shikim nga dielli, Vjollca dukej vërtet joshëse dhe e freskët në këtë imazh.

Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...
Identifikohet burri që u vra pasi u përpoq të hynte në pronë...
Moti për pesë ditët e ardhshme: Kryesisht stabil dhe tempera...