Përveç problemeve të shumta nga ndotja, banorëve të Grabovcit në Fushë Kosovë u është shtuar edhe një problem tjetër.
Si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Bardhit të Madh, në 13 shtëpi të lagjes Berisha në këtë fshat janë vërejtur plasaritjet dhe çarjet në mure, raporton KTV.
Banorët thonë se çarjet kanë filluar nga muaji shkurt, pas periudhës së reshjeve të shiut. Përfaqësuesi i fshatit, Maliq Berisha, thotë se ndjehen të rrezikuar për jetët e tyre dhe se për gjendjen kanë alarmuar edhe institucionet.
Edhe vet punëtorët e kësaj miniere kanë filluar me zhvendosjen e një trafostacioni që ndodhet në zonën ku është shembur dheu, përcjell koha.net. Me këtë rast, janë duke u marrë ekipet profesionale të KEK-ut, që janë duke e bërë një studim profesional.
Gjithashtu, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka inspektuar shtëpitë në lagjen Berisha.
Inspektori Xhevdet Kastrati i ka thënë KTV-së se brenda javës do të nxjerrin një raport, ku përfshihen edhe rekomandime për gjendjen e krijuar.
KTV-ja ka pyetur edhe në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, por zyrtarët në këtë ministri kanë thënë se përgjigje do të mund të kthejnë ditën e hënë.
Mbyllja e zyrës ilegale serbe në veri, Kurti: Pronë e uzurpu...
Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn
Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kry...
Analistët: Bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme
Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk...
Udhëheqësit beluçë shpallin pavarësinë nga Pakistani, i kërk...