Një aksident me pasojë plagosjen e tre të rinjve ka ndodhur këtë të dielë në aksin Jal – Dhërmi.
Makina tip BMW me targa të huaja, është përmbysur në një kthesë dhe sipas policisë, shkak është bërë shpejtësia tepër e madhe me të cilën po udhëtonte mjeti dhe si pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur me shkëmbinjtë anës rrugës.
Mësohet se tre të rinjtë u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. “Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Qyteti i Himarës në zbritje të Qafë Llogara ku një mjet me targa TNZ 2840 ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shkëmbinjtë anësorë dhe më pas është përmbysur”, thuhet në faqen e harta dixhitale në “FB”.

Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro
Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëv...