Profesionet e ndryshme sjellin me vete edhe rreziqe nga më të ndryshmet, por a keni menduar ndonjëherë se cilat cilësohen si profesionet me te rrezikshme ne botë?
Nëse jeni kurioz ta mësoni, atëherë në vazhdim po ju listojmë ato duke filluar nga ato më të rrezikshmet:
PUNËTORËT E ANTENAVE TË CELULARËVE

Në vendin e parë rradhiten punëtorët e antenave të celularëve duke u bazuar në numrin e madh të ndekjeve që ka ky profesion. Vetëm në vitin 2016 nga ky profesion kanë vdekur 18 persona. Kompanitë që merren me profesione të tilla dhe kanë punëtorë pikërish në këtë lëmi vazhdimisht kërkojnë që të merren masa sa më të larta të sigurisë në mënyrë që numri i vdekjeve gjatë ushtrimit të këtij profesione të jetë sa më i vogël.
Shkalla vdekjes: 184 në 100 mijë punëtorë
PESHKATARËT KOMERCIALË

Mesatarisht në këtë industri vdesin 51 persona duke e ushtruar këtë profesion. Kushtet e ndryshueshme klimatike, mjetet e renda të punës dhe valët e papritura janë vetëm disa nga vështirësitë me të cilat përballen këta punëtore, aq më keq kur dihet se në rrethana të tilla punëtorët e tillë nuk kan as ku të strehohen apo të mbrohen nga këto fatkeqi.
Shkalla e vdekjes: 142 në 100 mijë punëtorë
PILOTËT DHE INXHINIERËT E AVIONËVE

Pilotët e sidomos inxhinierët e avionëve janë jashtëzakonisht shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve të llojeve të ndryshme. Pajiset eksperimentale, puna me orare shumë të zgjatura dhe ekspozimi ndaj kimikateve të ndryshme e bënë këtë profesion të radhitet i treti për nga shkalla e rrezikshmërisë.
Shkalla e vdekjes: 88 në 100 mijë punëtorë
DRUVARËT

Pajiset shumë të rrezikshme, puna me shumë presion dhe vendet e papërshtatshme të punës janë vetëm disa nga vështirësitë me të cilat përballen këta punëtorë. Pjesa më e madhe e kohës për këta punëtorë kalohet në kodra ku vazhdimisht i duhet të ballafaqohen me erëra të fora, degë të cilat rrëzohen vazhdimisht, rrënjë të fshehura dhe shumë probleme të tjera.
Shkalla e vdekjes: 81 në 100 mijë punëtorë
PUNËTORËT E NDËRTIMIT

Në këtë kategori hynë personat të cilët janë të detyruar të punojnë mbi skela të ndërtesave të mëdha. Mjafton një hap i gabuar për ti marrë jetën punëtorëve të tillë. Pavarsisht se kompanitë marrin vazhdimisht masa strikte të sigurisë, numri i vdekjeve të puntorëve në këtë lëmi vazhdon të mbetet shumë i lartë.
Shkalla e vdekjes: 61 në 100 mijë punëtorë
MBLEDHËSIT E PLEHRAVE

Profesionet e tilla konsiderohen padyshim ndër profesionet më të rrezikshme në botë. Duke pasur parasysh që këta persona janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj materialeve të dëmshme, kimikaleve të ndryshme, xhamave nga të cilët mund të prehen dhe marrin infeksione nga më të ndryshmet pastaj edhe mjetet toksike ndaj të cilave këta persona ekspozohen. Numri i vdekjeve në mesin e këtyre punëtorëve vazhdon të mbetet shumë i lartë pavarësisht se sa shumë kujdes tregojnë gjatë orarit të punës.
Shkalla e vdekjes: 42 në 100 mijë punëtorë
FERMERËT

Mjetet e mëdha të punës dhe oraret e zgjatura janë vetëm disa nga shkaktarët e aksidenteve të ndryshme në këtë profesion. Mesatarisht në vitë regjistrohen 307 aksidente të tilla. Helmimi nga lëndët e ndryshme kimike dhe ekspozimi nga insekteve të ndryshëm janë vetëm disa nga shkaktarët që në këtë profesion vazhdon të jetë shumë i madh numri i rasteve fatale që përfundojnë me vdekje.
Shkalla e vdekjes: 38 në 100 mijë punëtorë
PUNËTORËT E ÇATIVE

Mjetet shumë të rënda të punës dhe lartësia në të cilën punojnë këta persona është shkaktar kryesor i rasteve që përfundojnë me fatalitet. Lodhja e tepërt që përjetojnë personat e tillë shpesh rezulton edhe me moskujdes nga ana e tyre e edhe me shpesh me vdekje.
Shkalla e vdekjes: 35 në 100 mijë punëtorë
PUNËTORËT E LINJAVE ELEKTRIKE

Më shumë se 36 persona vdesin në vite pikërisht nga profesionet e tilla. Ngjitja në shtylla të larta dhe të rrezikshme kusht kryeson në këtë punë. Procesi bëhet edhe më i vështirë kur ne kurriz duhet ti mbajnë pajiset e rënda të punës të cilat shpesh shkaktojnë mosbalancim në tupin e tyre e më pastaj përfundojnë me fatalitet. Edhe pse personat që ushtojnë këtë profesion janë shumë të kujdesshëm dhe të trajnuar për punën që bëjnë, numri i vdekjeve vazhdon të mbetet shumë i madh.
Shkalla e vdekjes: 34 në 100 mijë punëtorë
SHOFERËT E KAMIONËVE

Profesioni i shoferëve të kamionit radhitet ne 10-ta në këtë listë. Ndonëse puna e tyre nga jashtë duket shumë e thjeshtë, ajo nuk është aspak e tillë pasiqë mjafton vetëm një dekoncentrim i vogël dhe i gjithë balanci i makinave të mëdha e të rënda prishet dhe përfundon si mos më keq. Numri i vdekjeve nga ky profesion vitet e fundit ka filluar të ulet dukshëm për arsye se mjetet e transportit po përsosen cdo herë e më shumë
Shkalla e vdekjes: 27 në 100 mijë punëtorë
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare