Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Zigmar Gabriel ka hedhur posht pretendimet e qeverisë së re greke për shpagimin e dëmeve të shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ministri deklaroi se kjo çështje është mbyllur 25 vjetë më parë.
Kjo deklaratë e ministrit gjerman vie pasi që kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi se Greqia e ka detyrë morale që të kërkojë nga Gjermania shpagimin e dëmeve të Luftës së Dytë Botërore.
Qeveria greke kërkon shpagim sa gjysma e borgjit aktual që ka Greqia, pra 162 miliardë euro.