Lindsay Lohan po punon për shlyerjen e dënimit

11:58 | 12 Mars 2015
Arbresh.info

Aktorja problematike Lindsay Lohan, ende po  vazhdon të punojë në shërbimin e komunitetit për të shlyer dënimin e saj.28 vjecares i është caktuar masa prej 125 orë pune nga Gjykata e Los Angelos.

Në seancen e fundit të aktores,ka pasur ndryshime në lidhje me shërbimet e saj për komunitetin.Asaj i është caktuar që të shërbej çdo ditë nga katër orë në ditë.

Vullnetarët e Shërbimit të Komunitetit do të vazhdojë ti monitorojnë orët e yllit, për tu siguruar që ajo po e përmbush me përpikmëri kohën e dhënë.

Krejt kjo ka të bëjë me aksidentin e saj të ndodhur në vitin 2012.

Lindsay, pos që po kryen punë për komunitetin, është urdhëruar ti nënshtrohet edhe një faze rehabilituese kundër alkoolit dhe drogës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale