Familja e Halime Setollit, nga tani, përfundimisht e ka zgjidhur problemin e banimit, pasi shtëpia e saj është e gatshme për banim
Këtë shtëpi, familja Sertolli nga Bellanica, e ka donacion nga Komuna e Malishevës, në vazhdën e projektit komunal për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë dhe është njëra prej pesë përfituesve të shtëpive.
Këtë familje e ka vizituar sot Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit Ahmet Morina dhe drejtori i bujqësisë Murat Hoxha, të cilët e kanë uruar kryefamiljaren Halime Sertolli, për shtëpinë e re.
“Nga viti i kaluar, ne kemi filluar ndërtimin e shtëpive për familjet të cilat e kanë problem çështjen e banimit, dhe sot jemi këtu, në këtë familje e cila është përfituese e këtij projekti dhe më nuk ka problem me banim. Ju si kryefamiljare dhe si e pa punë, deri më sot e keni pasur të vështirë të siguroni një banim komod për fëmijët, por tashmë nuk e keni këtë brengë. Uroj që ta gëzoni shtëpinë dhe të keni shëndet”, tha Begaj, me rastin e dorëzimit të çelësave të shtëpisë, për familjen Sertolli.
BKS-ja rimbursoi me 20 mijë euro një person që s’ishte aksid...
Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të ha...
Lëshohet urdhër evakuimi për banorët e Fierit
Pas evakuimit, nis strehimi: Banorët e Vlorës do të vendosen...
Prizren, të gjitha rrugët të kalueshme, bora qetëson vërshim...
AME: Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie, n...