Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve, përcjellë arbresh.info
Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në histori:
1498 – Kristofor Kolombi niset me 6 anije për udhëtimin e tretë në Amerikë. Tre nga anijet shkuan në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Domenikane), ndërsa Kolombi me 3 anijet e tjera u nis për eksplorim të rajonit Karaibe. Gjatë këtij udhëtimi, Kolombi vërejti se Toka nuk ishte sferë e përkryer.
1539 – Eksploruesi spanjoll Hernando de Soto zbulon Floridën.
1783 – Benjamin Towne boton “Pennsylvania Evening Post”, gazeta e parë e përditshme në SHBA.
1806 – SHBA, presidenti i ardhshëm Andrew Jackson vret Charles Dickinson në një duel, pasi ky i fundit kishte akuzuar gruan e Jacksonit për bigami.
1808 – Itali, Napoleon Bonaparti anekson Toskanën dhe i jep kësaj krahine vende përfaqësimi në Senatin francez.
1832 – Duel fatal, Evariste Galois (Galua) plagoset rëndë në duel dhe vdes të nesërmen në moshën 20-vjeçare. Galua ishte matematicien dhe republikan radikal. Motivet e vërteta prapa duelit kanë mbetur të panjohur.
1835 – Angli; lindi Alfred Austin, kritik, romancier dhe gazetar politik. Edhe pse studioi për ligj, jeta e tij profesionale u përqendruar në letërsi.
1848 – Meksika ratifikon traktatin duke i dhënë SHBA-së; Nju-Meksikon, Koloradon dhe pjesë të Nevadës, Utahn, Arizonën në këmbim të 15 milionë dollarëve.
1913 – Nënshkruhet Traktati i Londrës mbi rregullimin e territoreve që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. Palët luftuese ishin Lidhja Fitimtare e Ballkanit (Serbia, Greqia, Bullgaria, dhe Mali i Zi ) dhe Perandoria e Mundur Osmane. Fuqitë e mëdha ishin Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia.
Numërohen 60% të votave, këto janë top 10-shet e tri partive...
Vuçiq: Kushti për blerësin e NIS-it është që rafineria të va...
Erdogan: Njohja e Somalilandit nga Izraeli e paligjshme dhe ...
Williams kritikon ashpër Superkupën e Spanjës në Arabinë Sau...
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin...
Albin Kurti organizon Festën e Fitores dhe të Vitit të Ri, m...