Cristiano Ronaldo shpëtoi Real Madridin nga turpi i eliminimit në Champions League pas humbjes në shtëpi 3-4 ndaj Schalke 04, por u shfaq shumë i mërzitur dhe i nerovzuar me lojën e skuadrës së tij.
Pas ndeshjes, autori i dy golave u shpreh para mediave se nuk do të prononcohej më deri në fund të sezonit.
Njoftimi i portugezit vjen pas disa imazheve të “Canal Plus” që e tregonin fituesin e “Topit të Artë” duke i thënë francezit Benzema “Çfarë turpi, çfarë turpi!”, në një moment që loja kishte ndaluar.
Dy janë mundësitë: ose Cristiano po ankohej për lojën e skuadrës, ose ishte i nevrikosur për faktin që publiku i “Santiago Bernabeu”-t po vërshëllente pa pushim lojtarët e skuadrës “Los Blancos”. /albeu
Gjashtë shenja të cilat na paralajmërojnë që menjëherë duhet...
Artistja më e dëgjuar në Britani, Dua mposht Taylor Swift dh...
“Procesi i anëtarësimit, një mundësi historike”/ Rama: Situa...
Nënshkrimi i kontratës 12 milionëshe për Stadiumin e Gjilani...
Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit
Manchester City fiton ndaj Bournemouthit, bën hap të madh dr...