Mbrëmë rreth orës 23:30, policia ka marrë informacionin se në lagjen e spitalit në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Mbreti Gent”, një person është sulmuar me mjet të fortë (shufër), prej dy personave të dyshuar.
Sipas Policisë bëhet fjalë për viktimën: A.K 26 vjeç, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, në stacionin policor jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, kanosje dhe lëndim trupor, ndërkohë që puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Prishtinës.
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...